Natyra Kuçi - PSD

Natyra Kuçi, deputetja e vetmuar e PSD-së

Natyra Kuçi do të jetë deputetja e vetme nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit, në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Partia Socialdemokrate (PSD), në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të sigurojë vetëm një ulëse për deputet.

Sipas rezultatit përfundimtar të publikuar nga KQZ, PSD-ja do të përfaqësohet vetëm nga Natyra Kuçi.

Kuçi në këto zgjedhje ka arritur të marrë 4,452 vota në total,  duke arritur të bëhet pjesë e Kuvendit, për të plotësuar kuotën gjinore.

Jashtë Kuvendit nga kjo parti mbetën kandidatët si Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqi, Dardan Sejdiu e Fisnik Ismaili.

Në legjislaturën e fundit të Parlamentit, 12 deputetë u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje, duke iu bashkuar PSD-së së Kaqusha Jasharit.

Rezultatet përfundimtare, AAK-PSD me 14 deputetë

.