LVV: Synojmë që deri në fund 100% e fëmijëve të përfshihen në çerdhe

Lëvizja Vetëvendosje në #DebatPernime ka deklaruar se ka për synim që deri në fund të mandatit 100% e fëmijëve të jenë të përfshirë në çerdhe.

Këtë e tha në #DebatPernime, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Venera Llunji.

E pyetur nga Jeta Xharra nëse deri në fund të mandatit 100% e fëmijëve do të jenë të përfshira në çerdhe, tha se ky është synimi i tyre.

“Synimi ynë është që në fund të mandatit 100% e fëmijëve të jenë të përfshirë në çerdhe. Por mos t’i harrojmë edhe zonat rurale që duhet prekur, ku fëmijët nuk shkojnë dhe nuk e dinë çfarë është çerdhja”, tha Llunji në Debat Pernime.

“Ne do të ndërtojmë çerdhe për aq sa ka nevojë në secilin komunitet ku ka numër të konsiderueshëm të fëmijëve të cilët duhet ta ndjekin çerdhen”, tha tutje Llunji.