Limaj nuk premton se do të votoj të ndaloj monopolin në homologim

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA- AKR-PD, Fatmir Limaj nuk dha premtim nëse do të ndaloj monopolin në homoligimin e makinave.

I gjithë ky debat u shtrua pas pyetjeve të analistit Fatmir Neziri i cili kundërshtonte Limajn se ka monopol në homologimin e automjeteve.

“Nëse një kompani ka nënshkruar kontratë me shtetin edhe për 10 vite ka operuar e vetme në treg ky është monopol unë skam tjetër emër nuk kam çka i them tjetër”, ishte pyetja e drejtuar e analistit Neziri ndaj Fatmir Limajt.

Limaj i është kundërpërgjigjur se nuk është monopol duke shtuar se në kohën kur është bërë procesi i homologimit nuk ka pasur treg për më shumë se një kompani.

Ai nuk arriti që të premtoj para moderatores së #DebatPernime Jeta Xharra se do të ndaloj monopolin në homologimin e makinave.

“Nëse nisma vjen në pushtet a do ta ndaloj monopolin a jo një premtim i qartë”, kërkoi të dijë Jeta Xharra.

“Do të vlerësohet në bazë të numrit të automjeteve. Shikoni tregu është sa ka numër të automjeteve, nuk është monopol. Nuk ka monopole kur shprehet interesi”

“Nuk po premtoni që keni me ndal këtë monopol”, iu kundërpërgjigj Xharra.

“Cilin monopol”, pyeti Limaj.

Xharra iu kundërpërgjigj për monopolin e homologimit të makinave.

“Aktualisht me sa di janë 2- 3 oferta që kanë me u hap për monopol”, tha ai.

“Ekspertët e vlerësojnë nëse ka shtim të automjeteve në Kosovë, dhe ka nevojë për kërkesë me hap qendra të reja të homologimit”, tha Limaj.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë:  Fatmir Limaj– NISMA, Skender Reçica – NISMA, Bekim Brestovci – NISMA, Valdete Bajrami – NISMA, Arbëreshë Krasniqi – NISMA, Agim Çaka – NISMA, Albulena Balaj Halimaj – NISMA, Vesel Krasniqi – NISMA, Aferdita Gjonbalaj – NISMA, Fehmi Hysenaj – NISMA si dhe Fatmir Matoshi – AKR.Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.