Limaj: I kemi ftuar edhe kompanitë japoneze, jo vetëm ato gjermane

Kandidati i NISMA-s për kryeministër, Fatmir Limaj, në pyetjen e ekspertit se pse Kosova ka aplikuar vetëm me një e-mail drejtuar kompanisë gjermane Volkswagen.

Limaj tha se ministri i MTI ka shprehur interesin jo vetëm te kompanitë gjermane, por edhe te ato japoneze.

“Ajo ka qenë më shumë një ftesë e Ministrit të Tregtisë ndaj disa kompanive të tjerë dhe jo vetëm në Gjermani por edhe në Japoni”, tha Limaj.

Në një njoftim të kësaj ministrie në “Facebook”, thuhet se në fillim të muajit prill, kompanisë Volkswagen i është dërguar një letër- ofertë që të investojë në Kosovë.

“Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, më 4 prill të këtij viti edhe zyrtarisht i ka dërguar letër-ofertë bordit të drejtorëve të kompanisë Volksëagen që kjo kompani të investojë në Kosovë në fabrikën e re që pritet të hapet në Ballkan”, thuhej në njoftimin e ministrisë.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë:  Fatmir Limaj– NISMA, Skender Reçica – NISMA, Bekim Brestovci – NISMA, Valdete Bajrami – NISMA, Arbëreshë Krasniqi – NISMA, Agim Çaka – NISMA, Albulena Balaj Halimaj – NISMA, Vesel Krasniqi – NISMA, Aferdita Gjonbalaj – NISMA, Fehmi Hysenaj – NISMA.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.