LDK sfidohet për ndikim në ATK

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri në #DebatPernime u sfidua nga moderatorja Jeta Xharra për punësimet e LDK-së në ATK.

Jeta Xharra i përmendi Gaxherrit disa nga njerëzit e LDK-së në ATK.

Gaxherri arsyetoi punësimet si ‘kuadro shumë të mira të LDK-së’.

“Është shumë e vërtetë, që ka pasur dhe ka kuadro shumë të mira të LDK-së brenda ATK-së. Fatkeqësisht ata nuk janë në vend aty ku vërtet luftohet edhe informaliteti edhe krimi edhe korrupsioni, por natyrisht që me ardhjen e qeverisës së LDK në krye me zonjën Osmani nuk do të ketë kompromis ndaj informalitetin. Sepse ne të gjithë e dimë ku bëhet informaliteti, të gjithë e dimë kush janë ato kompani që zhvillojnë biznes dhe i ikin tatimit, e kanë shpinën e fortë kush qëndron pas tyre, këto janë shumë lehtë me i luftu prandaj nuk kemi çka zbulojmë diçka të re përveç se me i  respektu ligjet që janë në fuqi që LDK e ka parashikuar që nga qeveria e Isa Mustafës që të bëhet bashkimi e Doganës me ATK për shumë arsye, Kjo do të ndodh në fillim të mandatit shpresoj shumë që vitin e parë do të ekzekutohet”, tha ajo.

Ajo madje u pyet nëse LDK, nëse merr mandatin qeverisës do të largoj nga ATK njerëzit e PDK-së të cilët nuk janë të paktë të punësuar.

“Jo nuk ka mundësi me hjek askush askënd prej pune sepse ligji e mbron, por të gjitha këto konkurse që janë bërë që i përmendet jo vetëm në doganë e ATK por në të gjitha ministritë aktuale po u them se të gjitha këto konkurse do të rishikohen, sepse është e turpshme duke filluar nga kompanitë publike që ka shtim dhe konkurse që kanë qenë krejtësisht të panevojshme”, tha ajo.

Në ciklin e #DebatPernime përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë:  Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma/AKR/PD, Magbule Shkodra dhe Bajram Hasani nga koalicioni AAK/PSD, Besa Gaxherri nga LDK, Hekuran Murati dhe Yllza Hoti nga VV, Lulzim Rafuna nga PDK, Asllan Kryeziu dhe Kenan Aliu nga PDAK

Debati transmetohet dhjetë ditë fushatë zyrtare nga ora 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.