LDK premton sigurime bujqësore nga fatkeqësitë natyrore

Kandidatja e LDK-së për deputete Hykmete Bajrami ka folur për subvencionimi e kamatave për bujqit  dhe për sigurimet bujqësore nga fatkeqësitë natyrore.

“Ne do të subvencionoji i kamatave 100% për bujqit, ata dot ë marrim riskun, kurse Qeveria do të paguaj interesat. Është sigurimet bujqësore, sot bujqit nga fatkeqësitë natyre, nga breshëri, nga vërshimet kanë humbje dhe të mëdha”, tha në Debat Pernime Hykmete Bajrami.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.