Objekti i ATK-së | Foto: KALLXO.com

LDK premton bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një institucion

Lidhja Demokratike e Kosovës ka premtuar në Debat Pernime se do të bëjnë bashkimin e dy institucioneve në një.

Ish ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykemte Bajrami, tani kandidate për deputetë nga radhët e LDK-së tha në Debat Pernime se do të bashkojnë ATK dhe Doganat.

“Brenda mandatit do të bëhet bashkimi i ATK-së dhe Doganës dhe do të krijohet agjencia e të hyrave dhe kështu do të filloj mbledhja e TVSH-së. Kjo është kërkesë e kamotshme e bizneseve”, tha Hykemte Bajrami nw Debat Pernime.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partite, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Haxhi Avdyli, Arben Gashi, Hykmete Bajrami dhe Xhavit Rexhaj.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.