LDK premton 1,200 euro për të posalindurit

Kandidatja për deputete nga LDK, Hykmete Bajrami, ka premtuar se kjo parti do të japë nga 100 euro për secilin muaj për fëmijët e posalindur deri kur ata t’i mbushin një vit.

Sipas premtimit të Bajramit, këto familje do të përfitojnë 1200 euro në vitin e parë të lindjes të cdo fëmije.

“Në programin tonë për skemat sociale e kemi dhënien e 100 eurove në për secilin fëmijë që lind dhe kjo do të bëhet në vitin e parë të lindjes, d.m.th prindërit e fëmiëjve deri në një vit do të amrrin 100 euro shtesa e që i bie 1200 euro. Kjo i kushton buxhetit diku rreth 24 milionë euro. Po ashtu do të bëhet reforma pensionale dhe do të apstrohen të gjitha listat që në baza jo meritore i amrrin këto pensione. Ju bëj me dije që prej 430 milionëve sa janë skema sociale vetëm 35 milionë shkojnë për tangimin e varfërisë. Ndërsa sa i ëprket veteranëve , lënda është në gjykatë, ne nuk do të ndërhyjmë por do të krijojmë kushte që ata të jenë më transparent dhe puna të kryhet ashtu sic duhet”, është deklaruar Bajrami.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Haki Abazi,- Vetëvendosje, Hykmete Bajrami- Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Valdrin Lluka -AKR NISMA PD.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.