Këto janë rezultatet e votimeve në Malishevë

Në komunën e Malishevës kanë votuar 40.04 për qind të votuesve të regjistruar.

Në bazë të rezultateve preliminare pas numërimit të 81 për qind e votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në komunën e Malishevës prin koalicioni NISMA-AKR-PD me 36,21 për qind të votave.

Partia e dytë është PDK me 23.15 për qind të votave, ndërsa LDK e treta me 20.11 për qind të votave.

Lëvizja Vetëvendosje është e katërta me 13 për qind e pas saj vjen koalicioni AAK-PSD me 6.61 për qind të votave.