Kandidati i VV-së: Asetet strategjike të shtetit janë shtri përtokë duke u vjedhur

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Haki Abazi, lidhur me gjendjen e Telekomit të Kosovës tha së asetet strategjike të shtetit janë shtri për tokë duke u vjedh dhe që sipas tij, menaxhimi është bërë me qëllim të pasurimit të politikanëve.

Abazi në Debat Pernime tha së nuk ka vullnet politik që asetet strategjike të drejtohen në mënyrë që të jënë në shërbim të interesit publik.

“Asetet strategjike të shtetit janë shtri për tokë duke u vjedh dhe duke u bërë menaxhim i cili iu ka shku për shtati vetëm pasurimit të politikanëve. Shitja e tyre, gjendjen çfarë është përveçse e vnon secilin aset strategjik në dorë dhe investitor të gabuar qashtu qysh ka ndodh më pjesë tjera të investimeve strategjike p.sh. Feronikeli ose Llamkosi qe po shitet që 3-4 herë ose fabrika e gypave që me vite të tera të gjitha qeveritë i kanë diskriminuar punëtorë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i qetë punëtorët fitimtar nuk e kanë realizuar. Kjo do të thotë që nuk kemi vullnet politik që astetet strategjike me u drejtu dhe me qenë në shërbim të interesit publik”, u shpreh ai.

Ai shtoi së Telekomi është ‘hiperpopulluar’ me punësime familjare, pasi që sipas tij, cilido që ka ardhur në pushtet, i ka punësuar simpatizuesit e partisë së tyre, në Telekom dhe brenda të gjitha aseteve strategjike.

“Kjo e ka shkaktuar faktin që për 10 vitet e fundit, mbi 150 mijë të rinjë të mos i përkasin tregut të punës”, tha Abazi.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Haki Abazi- Vetëvendosje, Hykmete Bajrami- Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Valdrin Lluka -AKR NISMA PD.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.