Kandidati boshnjak e quan gabim deportimin e ‘gylenistëve’

Kandidati boshnjak nga Partia e Aksionit Demokratik (SDA), , Numan Baliq, ka thënë se ka qenë gabim deportimi i gjashtë shtetasve turq.

Sipas tij, Tuqia është një shtet aleat dhe mund të përkrahë shtetin e Kosovës në të ardhmen.

“Nuk ka dyshim që Turqia dhe Kosova duhet të ketë me doemos raporte të mira. Turqia është një fuqi ushtarake rajonale, anëtare e NATO-s, ajo ka raporte të mira me Rusinë. Turqia jam i sigurt që ka me mbrojtë Kosovën”, ka thënë ai në #DebatPernime.

Sipas tij, ka qenë gabim deportimi i gjashtë shtetasve turq.

“Sa i përket gylenistëve, është gabim dhe besoj ka qenë një gabim ka qenë një akt i nxitur, por kjo mund të rregullohet, është dicka e vogël”, deklaroi Baliq.