Kadri Veseli përmbyll fushatën me mesazhe kundër korrupsionit

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.

Këtë tubim Partia Demokratike e Kosovës kishte zgjedhur që të mbajë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Në këtë tubim kandidati për kryeministër, Kadri Veseli ju drejtua qytetarëve duke ju thënë se në kët♪7 garë oponentët e tyre kanë garuar kundër PDK-së, ndërsa partia e tij ka folur rreth gjërave që kanë rëndësi për qytetarët e vendit.

“Ne folëm për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, ne folëm për krijimin e shanseve të barabarta, ne folëm për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, ne folëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe sistemit shëndetësor” , u shpreh Veseli.

Ai ka thënë tutje se partia e tij gjatë kësaj fushate ka treguar se si përmes zgjedhjes së problemeve, të rinjtë nuk do të largohen nga Kosova, pasi PDK do ta ndërtoj të ardhmen.

Në këtë tubim ka folur edhe James Wharton nga Partia Konservatore të Britanisë së Madhe, i cili kishte ardhur për mbështetje të PDK-së gjatë fushatës.

Ai ka thënë se Britania dëshiron një Kosovë të lirë ku ka sundim të ligjit.