007_Debat Pernime_2019_ Arsimi Kultura_Jeta Xharra_048

Jeta Xharra: Kadri Veseli e nxë lepurin me autobus - VIDEO

Moderatorja e emisionit #DebatPernime Jeta Xharra ka ironizuar me vendimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për të mos marrë pjesë në debat.

Të gjithë kandidatët për kryeministër nga partitë e tjera i janë përgjigjur pozitivisht ftesës bashkë me ekipet e tyre dhe kanë prezantuar programet e tyre elektorale në #DebatPernime, përveç kandidatit të PDK-së, Kadri Veseli.

“I kemi dëgjuar të gjithë kandidatët për kryeministër, në të vërtetë të gjithë përveç Kadri Veselit, jo për diçka por është duke luftuar korrupsionin”, ka thënë Xharra.

“Veç diçka iu ka prish ballashtanlla e autobusit, se kund vend s’ka me i lanë korrupsionit të shkretë. Të fortin lepuri e ka nxë me kerr, e Kadrushi me autobus, e t`u e shty autobusin ta ç’koq krimin e organizuar. Me një dorë autobusin, me një dorë e kap korrupsionin për fyti edhe qashtu kryhet”, ka thënë tutje Xharra në #DebatPernime.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit. Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë. Pjesë e këtij debati do të jenë: Shyqiri Bytyqi dhe Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Rexhaj dhe Faton Peci nga LDK, Yll Rugova dhe Venera Llunji nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Gashi e Muzafer Shala nga PDK dhe Rexho Kojiq e Anesa Çollakoviq, NDS (Nova Demokratska Stranka/Partia e re Demokratike).

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.