Ismaili: Kemi inspektoratin që merret me mbylljen e klinikave private që lejojnë abortin

Kandidati për deputet, njëherit ministër në detyrë i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili dha qëndrimet dhe premtimet e tij sa i përket rregullimit të sistemit të shëndetësisë.

Ai tha se inspektorati do të kryej punë në lidhje me klinikat private të cilat mundësojnë abortin.

“ Hulumtimet tona kanë gjetë që së paku në 5 klinika private ua kanë mundësu abortin, edhe pse vetëm një klinikë private dhe QKUK ka licencë për një gjë të tillë. Qysh dhe kur ka me u vendos nën kontroll kjo veprimtari?”, ishte pyetja e Jeta Xharrës.

“E para, dikush edhe mundet me shit drogë e s’mundet me ndal dikush që është duke bërë abort të paligjshëm është duke e thyer ligjin. Unë nuk i shti në burg, vjen inspektoratin sic i ka mbyll shumë të tjera policia i shtin në burg. E kemi inspektoratin që i ka mbyll e i ka ndal disa qendra të tilla. Për këtë punë, presione ka pasur jashtëzakonisht të mëdha, i kemi kry krejt lëndët, janë arrestuar njerëz”, u përgjigj Uran Ismaili.

Premtimet e PDK-së për shëndetësinë

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Mirlinda Sopi e Leutrim Sahiti (NISMA-AKR- PD), Artan Ahmeti e Fiknete Bejta (AAK-PSD), Haxhi Avdyli (LDK), Fatmire Kollçaku e Qemajl Aliu (VV) dhe Uran Ismaili (PDK).

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.