Haxhiu: Prokurorë që nuk kaluan procesin e vetingut në 2009, u kthyen prapë

Kandidatja për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në debatin e sotëm i cili u realizua në ciklin e Debate Pernime, tha se prokurorë që nuk kishin kaluar procesin e vetingut në vitet 2009-2010 janë kthyer prapë në sistem përmes rekrutimeve.

“2009 apo 2010 ka qenë periudha kur është bërë një proces formal i vetingut, çka ka ndodhur është që personat apo prokurorët që se kanë kalu vetingun janë kthyer prapë në sistem përmes rekrutimeve të reja nga sistemi prokurorial dhe gjyqësorë i Kosovës”, Albulena Haxhiu

Këto deklarata Haxhiu i bëri pas shpalosjes së programit qeverisës të Vetëvendosjes për luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë dhe në sistemet e drejtësisë e sigurisë në Kosovë.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Fitore Pacolli, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Saranda Bugujevci, Arben Vitia, Yllza Hoti.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com