Hasani: PDK-së i shkon sllogani për luftimin e korrupsionit se e dinë ku është

Kandidati për deputet i AAK-së, Bajram Hasani, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e di ku është korrupsioni andaj e ka slloganin e zgjedhjeve për luftimin e korrupsionit.

“PDK-së i shkon sllogani me luftu korrupsionin se e dinë ku është, me pasë vullnetin e mirë dhe nuk ka faj kryeministri Haradinaj që thotë se kur po flasin PDK-ja për luftimin e korrupsionit po më doket se është 1 prilli””, ka thënë Hasani.

Në ciklin e #DebatPernime përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë:  Remzi Smajli dhe Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma/AKR/PD, Magbule Shkodra dhe Bajram Hasani nga koalicioni AAK/PSD, Besa Gaxherri nga LDK, Hekuran Murati dhe Mentor Hyseni nga VV, Lulzim Rafuna nga PDK, Asllan Kryeziu dhe Kenan Aliu nga PDAK.

Debati transmetohet dhjetë ditë fushatë zyrtare nga ora 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.