Hasani: Me fondin zhvillimor do ta rrisim numrin e të punësuarve

Kandidati për deputet i AAK-së, Bajram Hasani, ka thënë se kjo parti do ta krijojë fondin zhvillimor që ta rrisë numrin e të punësuarve dhe t’u krijojë bizneseve qasje në banka dhe kredi pa kamata të larta.

“Ky fond zhvillimor do të mundësoj sepse sot shumë kompani nuk kanë qasje nëpër banka edhe kamatat e larta dhe duhet të krijohet një etnitet në vete, një fond dhe të sigurohen mjetet nga paraja publike që t’u mundësohet edhe bizneseve të rritin numrin e punëtorëve dhe po ashtu të mbështetetn edhe start-up. Ky fond do ta ketë statutin e agjencisë, i cili do t’i raportojë drejtpërdrejt Kuvendit”, ka thënë Hasani.

Në ciklin e #DebatPernime përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë:  Remzi Smajli dhe Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma/AKR/PD, Magbule Shkodra dhe Bajram Hasani nga koalicioni AAK/PSD, Besa Gaxherri nga LDK, Hekuran Murati dhe Mentor Hyseni nga VV, Lulzim Rafuna nga PDK, Asllan Kryeziu dhe Kenan Aliu nga PDAK.

Debati transmetohet dhjetë ditë fushatë zyrtare nga ora 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.