Haradinaj: Buxheti për rend e ligj nuk ka munguar kurrë

Kandidati për Kryeministër në koalicionin AAK-PSD, Ramush Haradinaj së bashku me ekipin e tij në ciklin e Debat Përnime po shpalosin planprogramin qeverisës për zgjedhjet të cilat mbahen me 6 tetor.

Kryeministri Haradinaj tregoi se si do t`i gjejë paratë për të paguar gjyqtarët, prokurorët e policët.

“Kemi 18 raste që janë bartur nga EULEX-i tash së fundmi dhe nevojitet numri i rritjes së gjyqtarëve. A gjenden pare këto, nuk mendoj se është pyetje serioze nuk mungojnë paret për rend dhe ligj nuk kanë munguar deri më tani”, tha Haradinaj.

Ai madje iu kundërpërgjigj Jeta Xharrës e cila tha se gjyqësori ka kërkuar rritje të buxhetit ndërsa kuvendi nuk i ka aprovuar buxhetin e kërkuar.

“Por në bazë të kërkesave buxhetore, buxheti është rritur kaq, ka pasur një diskutim për rritjen e pagave për stafin mbështetës nëse e keni për këtë”, tha ai.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Selim Selimi, Besa Luzha, Pranvera Ejupi Hajzeraj, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shyqiri Bytyqi, Anton Berisha.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.