Haki Abazi tregon se kush po ia financon fushatën

Në pyetjen së kush po ua financon fushatën, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi tha së fushata e tyre po përkrahet nga qytetarët dhe bizneset e vogla.

Ai shprehet i bindur se edhe pa investime të mëdha në postera elektorale do t’i fitojnë zgjedhjet e 6 tetorit.

“Lëvizja Vetëvendosje ka më fitu pa postera dhe pa investim të madh në këto pjesë digjitale sigurisht që rrugët dhe sheshet e qyteteve të Kosovës nuk janë të mbulume me postera të Vetëvendosjes. Fushata jonë është në mënyrë modeste e përkrahur nga qytetarët dhe biznesit të vogël që i ndihmon gjatë gjithë kohës Lëvizjes Vetëvendosje me shpalos programin e vetë”, tha ai.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Haki Abazi- Vetëvendosje, Hykmete Bajrami- Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Valdrin Lluka -AKR NISMA PD.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.