Haki Abazi - LVV

Haki Abazi në debat me Daut Haradinajn, politikanët privatizuan Brezovicën

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje , Haki Abazi, i ftuar në Debat Pernime deklaroi se menaxhmenti i ndërrmarjeve publike ka qenë i korruptuar.

Abazi i pyetur lidhur me planin e VV-së për Telekomin, Trepçën dhe Brezovicen, ai tha së kanë vullnetin politik që menaxhimi tu lihet në dorë ekspertëve dhe jo familjarëve.

“Emëruesi i përbashkët i menaxhimit të keq të këtyre ndërmarrjeve dhe tentimit për ti privatizuar është së ka pasur menaxhment jashtëzakonisht të korruptuar me interes që të pasurohen bashkë me njerëzit që kanë qenë dhe janë në fuqi politike. Plani i Lëvizjes Vetëvendosje është që të sillen ekspertet në menaxhimin e këtyre ndërmarrjeve që ata të riparohen përbrenda, të shfrytëzojnë të gjitha asetet dhe investimet e duhura dhe të përdoren të gjitha ligjet që avancojnë interesin publik që është primar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe gjenerimin e të hyrave që buxheti i Kosovës të përfitoj nga këto ndërmarrje”, tha Abazi.

Ai tha së Brezovicë duhet të ndalet degradimi i hapësirës.

“Çështja e Brezovicës p.sh. ndalet plotësisht degradimi i hapësirës atje, sigurisht që njerëzit që janë prezent këtu e din që vëllazëritë e kushërirë të tyre kanë blerë toka, janë privatizu tokat përreth atje që të bëjnë pronësi që mandej si në rastin e autostradave të shiten hapësirat tokësore në investimet që mund të bëhen në këto zona përfshirë edhe në mihjeve sipërfaqësore të Hades, Sibovcit e të tjera ku politikanët janë bërë pronar të shpejtë të pronave dhe mandej kanë blloku në çdo formë zhvillimin”, shtoi kandidati për deputet i VV-së.

Ai tha së Lëvizja Vetëvendosje do të vendos drejtësinë, transparencën e plotë në këto investime që të mos bllokohen.

“Nuk është çudi që për 20 vite asnjë prej këtyre aseteve strategjike të shtetit  nuk janë bërë. Këto parti që kanë qenë në pushtet nuk janë bërë brenda muajit më të mençëm që ka ra qeveria. Nuk kanë pas plan e as vullnet politik. LVV ka vullnetin politik që menaxhimi tu lihet dorë njerëzve eksperteve dhe jo njerëzve familjar”, u shpreh ai.

Ndërkaq sa i përket pyetjes së çka kanë me prodhuar tha së me bankën zhvillimore dhe më përkrahjen e plotë të investitorëve duhet t’i bëhet subvencionimi i vërtetë dhe jo në mënyrë të gabuar.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Haki Abazi- Vetëvendosje, Hykmete Bajrami- Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Valdrin Lluka -AKR NISMA PD.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.