Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Foto: KQZ

Gjakovë: Ramush Haradinajt i vidhen votat në AAK

Monitoruesit e KALLXO.com, të cilët janë duke përcjellë procesin e rinumërimit të votave në Gjakovë, kanë vërejtur se në dy vendvotime kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka pësuar dukshëm ndryshime të votave pas rinumërimit.

Diferencë e madhe pas rinumërimit të votave është evidentuar në emrat e kandidatëve të koalicionit AAK-PSD në fshatin Smolicë, në shkollën fillore të mesme të ulët “Sylejmon Vokshi”, përkatësisht në qendrën e votimit me numër 0230C/01D.

19 vota diferencë kanë qenë rezultatet për kandidatin për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në formularët pas numërimit të parë i ka pasur 135 vota, ndërkaq pas rinumërimit i ka marrë 116 sosh.

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-PSD, Teuta Haxhiu ka pasur diferencë edhe më të thellë rezultati në zgjedhjet e 6 tetorit në këtë vendvotim në Gjakovë, me gjithsej 49 vota.

Në numërimin fillestar Haxhiu i ka pasur 67 vota, ndërsa në rinumërimi i ka marrë vetëm 18 vota.

Edhe kandidati tjetër, Lahi Brahimaj fillimisht i ka pasur të shënuara në formular 23 vota, ndërkaq pas rinumërimit ka mbetur me 2.

Anëtarët e komisionit për numërimin fillestar të votave ishin Faik Nuza – kryesues, Visar Dobruna, Arlinda Veseli, Veprim Imeri, Rexhep Nuza.

Ndërsa, anëtarët e Komisionit në rinumërim kanë qenë Besian Hajrizi – kryesues, Bleona Tahiraj, Gëzim Rrustemi, Nexhmije Ibrahimi, Shefkie Kadriu, Dion Kaçiu.

Koalicioni AAK-PSD

Emri i kandidatitNumërimiRinumërimi
Ramush Haradinaj135116
Anton Berisha32
Pal Lekaj5354
Muhamet Kelmendi23
Gazmend Abrashi89
Teuta Haxhiu6718
Shkumbin Demalijaj2023
Time Kadrijaj1011
Natyra Kuçi1516
Zoja Lleshi – Berisha78
Gani Dreshaj1013
Lahi Brahimaj232
Arber Tolaj3028
Dhurata Salihi87
Dervish Tahiri127128
Yll Bogaj23
Shpend Ahmeti45

Dallime në rezultatet ka pasur edhe në emrat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kandidati për deputet, Jahja Kolaj fillimisht i ka pasur 5 vota, ndërkaq në rinumërim 4 sosh, kurse kolegu i tij Artan Abrashi nuk e ka pasur asnjë votë, përderisa në rinumërim e ka të shënuar 1 të tillë.

Mimoza Shala ka mbetur minus një votë pas rinumërimit, pasi i ka pasur 5, ndërkaq ka mbetur me 4 vota.

Lëvizja Vetëvendosje

Emri i kandidatitNumërimiRinumërimi
Jahja Kolaj54
Artan Abrashi01
Mimoza Shala54

Parregullsi në lista janë parë edhe në emrat e kandidatëve të PDK-së.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti politike, Kadri Veseli, në këtë vendvotim i ka pasur 24 vota, ndërkaq pas rinumërimit i janë bërë 25 sosh.

Në anën tjetër, kandidati për deputet, Elmi Reçica nga 14 vota sa ka pasur në fillim, ka rënë në 13.

PDK    

Emri i kandidatitNumërimiRinumërimi
Kadri Veseli2425
Elmi Reçica1413
Migjen Kelmendi12
Ramë Vataj12
Kadri Kryeziu12

Parregullsitë në vendosjet e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, janë shpërfaqur edhe në fletëvotimet në vendvotimin me numër 0209C/02D në shkollën “Shaban Golaj” në  Lipovec të Gjakovës.

Luhatje të votave ka pasur edhe në formularët me vota të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kadri Veseli, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, fillimisht i ka pasur 22 vota, ndërkaq pas rinumërimit, ka rënë në 21.

Butrint Batalli nga 14 vota ka rënë në 13 sosh, Hisen Berisha nga 16 ka marr 14 vota, Luljeta Veselaj – Gutaj nuk e ka pasur asnjë votë, kurse pas rinumërimit e ka marr 1 votë.

Novitet Nezaj nga 13 vota në numërimit fillestar, në rinumërim i ka marrë 12 sosh.

Anëtarët e komisionit për numërimin fillestar të votave ishin Musa Selmanaj – kryesues, Naim Halilaj, Leutrim Haxhia, Flmaur Gjugja dhe Teuta Soba.

Ndërsa, anëtarët e Komisionit në rinumërim kanë qenë Rron Ahmeti – kryesues, Qendresa Uka, Ardita Bytyqi, Qerim Taraku, Orgesë Gashi dhe Ahmed Bajrami.

PDK

Emri i kandidatitNumërimiRinumërimi
Kadri Veseli2221
Butrint Batalli1413
Hisen Berisha1614
Luljeta Veselaj – Gutaj01
Novitet Nezaj1312

Të ‘pa prekur’ nuk kanë mbetur as listat e koalicionit AAK-PSD.

Në formularët e kandidatëve për deputetë nga ky koalicion, ka pasur edhe rënie por edhe rritje të votave.

Koalicioni AAK – PSD

Emri i kandidatitNumërimiRinumërimi
Besim Muhadri7172
Ilir Baldedaj5251
Dervish Tahiri6163
Shpend Ahmeti76

 

Parregullsi në numërime janë evidentuar edhe në vendvotimin 0228C/02D, përkatësisht në shkollën fillore “Zenel Sadiku” në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë.

Dallime në numërimin fillestar dhe në rinumërim ka pasur edhe në votat për subjektet politike.

Koalicioni AAK-PSD i ka pasur 104 vota, ndërsa pas rinumërimit i ka pasur 102 sosh.

Komisioni i numërimit ka pasur këtë përbërje: Shpejtim Uka – kryesues, Ali Kuka, Veli Rexhepi, Vllaznim Hamza, Besire Babalija, ndërsa në rinumërim ishin Donjeta Asllani, Valza Sadikaj, Bardh Avdiu, Lot Berisha, Fitore Isufi dhe Fortesa Gashi.

Ndërkaq, dallimet në votat e kandidatëve për deputetë nga parti të caktuara politike janë të paraqitura në tabelat e mëposhtme.

PDK

Emri i kandidatitNumërimiRinumërimi
Memli Krasniqi20
Bedri Hamza03
Butrint Batalli45
Elmi Reçica42
Hajdar Beqa1415
Lulzim Shoshi12
Valon Grabovci43

 

Koalicioni AAK – PSD

Emri i kandidatitNumërimiRinumërimi
Ramush Haradinaj8788
Pal Lekaj6159
Xhafer Gashi1211
Donika Kadaj – Bujupi43
Gazmend Abrashi1211
Teuta Haxhiu3638
Xhavit Zariqi10
Ahmet Isufi21
Albena Reshitaj10
Daut Haradinaj1819
Salih Lajqi21
Besim Muhadri2021
Dardan Molliqaj34
Dervish Tahiri6564
Shpend Ahmeti97

LDK

Emri i kandidatitNumërimiRinumërimi
Vjosa Osmani4847
Kujtim Shala3130
Avdullah Hoti65

Parregullsitë e evidentuara pas rinumërimit të votave në qendrën e votimit me numër 0227C/01R, përkatësisht në fshatin Zhabel të Gjakovës, shkolla fillore “Ferhat Binishi” janë të paraqitura në tabelat e mëposhtme.

Anëtarët e komisionit për numërimin fillestar të votave ishin Qëndrim Delija – kryesues, Krenar Shabani, Leomir Smajli, Patriot Haziraj dhe Bajram Smajlaj.

Ndërsa, anëtarët e Komisionit në rinumërim kanë qenë Lirim Ademaj – kryesues, Qamile Olluri, Ermira Sula, Agnesa Morina, Endorina Gashi dhe Vjollca Govori.

Partia Liberale Egjiptiane

Emri i kandidatitNumërimiRinumërimi
Veton Berisha43
Havë Fazlijaj10
Demë Quni21

PDK

Emri i kandidatitNumërimiRinumërimi
Memli Krasniqi10
Ilir Kurteshi46

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj në këtë vendvotim, fillimisht i ka pasur 161 vota, ndërkaq pas rinumërimit, i ka marr 185 vota, apo 24 vota më shumë.

Edhe kandidatit për deputet nga AAK-ja, Pal Lekaj i janë shtuar votat pas rinumërimit.

Ai i ka pasur 57 vota, ndërkaq i ka marr 62 pas procesit të rinumërimit, apo 5 vota më tepër.

Koalicioni AAK – PSD    

Emri i kandidatitNumërimiRinumërimi
Ramush Haradinaj161185
Pal Lekaj5762
Teuta Haxhiu4041
Shkumbin Demalijaj3033
Ali Berisha3840
Shyqiri Bytyqi10
Gazmend Syla4847
Dervish Tahiri1415
Shpend Ahmeti01

LDK

Emri i kandidatitNumërimiRinumërimi
Lumir Abdixhiku56
Artan Abrashi01
Mimoza Shala54

KALLXO.com ka raportuar lidhur me parregullsitë e numërimit të votave edhe në DeçanGjilan, Dragash , Drenas dhe Gjakovë.

(Dokument) Kandidatëve iu ‘vodhën’ votat në Gjakovë