FOTO: Pritje me orë për të votuar me kusht

Qytetarët janë duke pritur me orë të tëra në Fushë-Kosovë.

Sipas pamjeve të siguruara nga KALLXO.com, në korridorin e shkollës “Mihal Grameno” janë duke pritur dhjetëra qytetarë për të votuar.

Këta qytetarë po presin të votojnë në klasën e vetme që është caktuar për personat që do të votojnë me kusht.

Në foto shihen qytetarët duke pritur në radhë.

Ndërsa, në videon e mëposhtme shihen qytetarët duke shprehur pakënaqësi për pritjen e tyre të gjatë.