Faton Peci: Kadri Veselit iu ka prishë autobusi (VIDEO)

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Faton Peci në debatin për arsim, kulturë dhe sport në “DebatPernime” duke i tha Kujtim Gashit, ish ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport dhe kandidatit për deputet nga PDK se LDK nuk e ‘vjedh’ programin e PDK-së për kulturë se kryetarit të PDK-së iu ka prishë autobusi.

Gashi paraprakisht iu drejtua të gjithë kandidatëve për deputetë që ishin të pranishëm në debat se ata ia kanë marrë programin qeverisës PDK-së.

Peci iu kthye duke iu referuar reklamës së PDK-së që është lansuar në fushatën zgjedhore, ku paraqitet një autobus që prishet dhe ndalon në rrugë ndërsa Veseli dhe me kuadrot e PDK-së e shtyjnë atë. Kjo figurativisht paraqet ‘shtyrjen e proceseve të rëndësishme përpara’ nga PDK.

“Sa i përket z.Gashi që tha se e kemi marrë programin e partisë së tij, unë e siguroj që atij më së paku i shkon projekti për kulturë Kadri Veselit, atij ashtu iu ka prishë autobusi”, ka deklaruar Peci në DebatPernime përballë Jeta Xharrës.

Përballë Jeta Xharrës kanë qenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë janë ballafaquar me pyetje në lidhje me temat për arsim, kulturë dhe sport.

Pjesë e këtij debati kanë qenë: Shyqiri Bytyqi dhe Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Rexhaj dhe Faton Peci nga LDK, Yll Rugova dhe Venera Llunji nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Gashi e Muzafer Shala nga PDK, Vesel Makolli- NISMA Socialdemokrate dhe AKR dhe Rexho Kojiq e Anesa Çollakoviq nga NDS (Nova Demokratska Stranka/Partia e re Demokratike).