Faton Peci: Hashim Thaçi ka biznese në Turqi

Kandidati për deputet i LDK-së ka thënë se nuk ka pasur deportim të gjashte shtetasve turq por kidnapim.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për disa arsye nga Presidenti Thaçi.

“Në rastin e gylenistëve ne nuk kemi pasur as ekstradim as deportim por kemi pasur kidnapim për shkak të dyshimeve të lidhjeve ekonomike të Presidentit Thaçit me Turqinë,  edhe për shkak të dyshimeve ose mundësive shpalljës të ndonjë aktakuze nga ndonjë Tribunal Ndërkombëtar, ka ardhur deri te kidnapimi i qytetarëve të Kosovës”, deklaroi ai gjatë #DebatPernime.