Gjatë kësaj jave numërohen votat me kusht dhe publikohen rezultatet përfundimtare - Foto: KALLXO.com

(Dokument) 'Vjedhjet' në mes kandidatëve për deputetë në Gjilan

Monitoruesit e KALLXO.com, të cilët janë angazhuar të përcjellin procesin e rinumërimit të rezultateve, kanë identifikuar mospërputhje të rezultateve në qendrën e vetme të rinumëruar në rajonin e Gjilanit.

Raporti nga qendra e votimit 0430D/03D në Livoç të Poshtëm tregon  LDK-së i ishte hequr një votë nga 93 në 92 ndërsa ndryshimet kanë ndodhur në listat kandidatëve për deputetë ku dallimet janë te VV, LDK, PDK, AAK-PSD, NISMA-AKR-PD dhe te PEK.

Në numërim kryesues i kësaj qendre ka qenë Saqip Kurteshi, ndërsa anëtarë kanë qenë Nead Zeqiri, Fadil Ahmeti, Ermal Elezi, Bekim Aliu dhe Lirika Rexhepi.

Ndërsa në rinumërim kryesues ka qenë Lea Ferizi, kurse anëtarë kanë qenë Arbër Kilaj, Albina Morina dhe Adea Gashi.

Rezultatet e paraqitura në formë tabelare.

Lëvizja Vetëvendosje

Te Lëvizja Vetëvendosje, rinumërimi ia zvogëloi votat kryetarit të partisë, Albin Kurtit, për një votë. Kurse ia rriti dukshëm kandidatit për deputet Ismail Kurteshit për 6 vota dhe kandidates Arbëreshë Kryeziu-Hyseni për 3 vota.

 

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Albin Kurti 112 111
Glauk Konjufca 18 19
Arben Vita 13 14
Rexhep Selimi 7 6
Arbërie Nagavci 5 6
Jahja Kokaj 7 8
Ismail Kurteshi 18 24
Mifail Bajqinovci 6 5
Shpejtim Bulliqi 3 4
Arbëreshë Kryeziu- Hyseni 41 44
Albin Gashi 2 3
Labinotë Demi Murtezi 62 63
Albana Gashi 3 2
Valdrin Ahmeti 00 01
Mergim Mestani 04 00
Getoar Mjeku 07 06
Agron Avdiaj 01 00
Eman RRahmani 00 01
Salih Zyba 01 03

 

Lidhja Demokratike e Kosovë

Te Lidhja Demokratike kandidates për kryeministre, Vjosa Osmanit, iu zvogëluan votat pas rinumërimit për 8, ndërsa kandidatëve Nexhmi Rudari, Florije Beshollit, Behxhet Kuqi dhe Hamdi Jaha në këtë qendër votimi humbën të vetmet vota që kishin.

Vjosa Osmani 82 74
Antoni Quni 02 01
Lirije Kajtazi 36 35
Dorentina Kastrati – Maloku 04 03
Vlora Dumoshi 01 00
Fatmir Rexhepi 41 38
Valentina Bunjaku- Rexhepi 52 54
Nexhmi Rudari 01 00
Florije Besholli 01 00
Vlora Limani-Hajnuni 02 01
Flutura Beka – Kamberaj 02 01
Faton Bislimi 54 53
Hasan ALiu 13 14
Mikete Hajdari 04 05
Behxhet Kuqi 01 00
Hamdi Jaha 01 00

 

Partia Demokratike e Kosovës

Ndërsa te Partia Demokratike e Kosovës, rinumërimi nuk solli ndryshim të dukshëm të rezultateve. Votat u rritën ose u zvogëluan për një, ndërsa kandidati Fehmi Mujota pas rinumërimit mbeti pa asnjë votë në këtë qendër.

 

Kadri Veseli 65 64
Valon Murati 02 03
Uran Ismaili 38 39
Ferat Shala 08 06
Fehmi Mujota 01 00
Naim Fetahu 02 01
Arben Bislimi 62 61
Gentiana Beqa-Ahmeti 02 04
Raip Qela 03 02
Erlehta Osmani 06 07
Kaltrina Arifaj 01 00
Isa Agushi 48 47
Riad Rashiti 22 23

 

AAK – PSD

Te koalicioni AAK-PSD nuk pati shumë ndryshime të theksuara, përveç që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, humbi të vetmen votë që e kishte.

Ramush Haradinaj 19 20
Visar Ymeri 01 02
Magbule Shkodra 08 09
Rexhep Kadriu 15 16
Shpend Ahmeti 01 00

 

NISMA-AKR-PD

Koalicioni NISMA-AKR-PD që në këto zgjedhje është duke u përballur me rrezikun që të mos e kalojë pragun, nuk pësoi rritje apo zvogëlim të dukshëm të votave pas rinumërimit të kësaj qendre.

Endrit Shala 06 05
Haxhi Shala 01 02
Bekim Brestovci 03 02
Myzene Selmani 03 02
Sevdail Robelli 04 05
Xhylije Ibrahimi 05 03

Partia Euroatlantike e Kosovës

Manuela Koni nga PEK pas rinumërimit e humbi të vetmen votë që e kishte.

Manuela Koni 01 00