Foto: KALLXO.com

Dështimi i Milaim Zekës nga 12 mijë në 795 vota

Kandidati për kryeministër nga Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), Milaim Zeka nga zgjedhjet e 6 tetorit ka marr vetëm 795 vota.

Në anën tjetër, në zgjedhjet e kaluar, Zeka kishte marr 12,082 vota si deputet i NISMA-s, parti kjo e cila nuk arriti që të kaloi pragun në këto zgjedhje.

Ish-deputeti e kishte formuar partinë e tij në muajin qershor, por që nuk arriti të fitoj asnjë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Komisioni Qendror Zgjedhor(KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare. Nga kjo garë elektorale, Lëvizja Vetëvendosje ka dal partia e parë, me 220,811 vota ose 26.159% apo 32 deputetë. LDK më 6 tetori grumbulloi 205,458 vota apo 24.458% me 29 deputetë. Partia e tretë ka dalë PDK me 178,645 vota apo 21.163% apo 25 deputetë. Koalicioni AAK-PSD ka marr 96,883 vota apo 11,477% apo 14 deputetë. Lista Serbe ka marr 10 deputetë apo 57,015 vota apo 6,754%. Koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Ndarja e kulaçit – KQZ shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve