Debati i LDK-PDK për konkursin për noterë

Në ciklin e debateve në #DebatPernime, mbrëmjen e sotme, dy kandidatët e dy partive konkurrente, asaj LDK dhe PDK debatuan mes vete për formulimin e pyetjeve në konkursin për noterë.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi kërkonte nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës që të dijë se kush i ka formuluar pyetjet e testit për kandidatët për noterë.

Arben Gashi: Pyetjet për personat që kanë hy në test kush e ka shkru pyetjet?

Abelard Tahiri: Pyetjet janë hartuar 30 minuta para testit.

Arben Gashi: Pyetjen kush e ka shkru?

Abelard Tahiri: E ka shkru komisioni.

Arben Gashi: Anëtari që ka thanë që ka konflikt interesi a ka qenë pjesë e shkrimit të pyetjeve, a ka qenë pjesë e hartimit të pyetjeve?

Abelard Tahiri: Jo sepse kur e dorëzon provimin nuk e ka emrin dhe mbiemrin.

Arben Gashi: A ka qenë pjesë apo jo?

Abelard Tahiri: Komisioni e harton, po lem ta plotësoj, nuk mundesh mem kallxu qysh me tu përgjigj unë .

Arben Gashi: Ka qenë pra.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Burim Ramadani, Selim Selimi nga koalicioni AAK-PSD, Arben Gashi e Driton Selmanaj nga LDK dhe Abelard Tahiri nga PDK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.