Cilat ministri nuk do të ekzistojnë nëse Vjosa Osmani bëhet kryeministre?

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani ka folur për reduktimin e ministrive nëse ajo bëhet shefe e Qeverisë.

Ajo ka përmendur disa ministri, që sipas saj, do të shkrihen në njëra tjetrën.

“Nuk është çështje e hjekjës është çështje e shkrirjes. Nuk do të ketë më ministri për diasporën por ajo do të jetë pjesë ose departament i veçantë i ministrisë së Punëve të jashtme, tek ministria për Zhvillim Ekonomik kemi paraparë që të jetë një numër, të bashkohen të fuzionohen një numër, siç ka qenë ajo e tregtisë e Inovacionit  dhe të tjera dhe këtu ta bëj një gjë të qartë, kjo nuk e redukton numrin e të punësuarve të shërbyesve civil,  kjo i redukton 400 zëvendës ministra, koordinator e të tjera ne nuk kemi nevojë për aq shumë”, ka thënë Vjosa Osmani në Debat Pernime.