Blerta Deliu akuzon opozitën se bllokoi vizat me lotsjellës

Në ciklin e DebatPernime të nisura mbrëmjen e sotme, u shfaq një video e cila tregonte urimet e liderëve të partisë, për liberalizimin e vizave.

Procesi i liberalizimit të vizave ka mbetur në mjegull pasi që ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap i rëndësishëm sa i përket kësaj çështjeje.

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, akuzoi opozitën e qeverisjes së kaluar se kanë bllokuar vizat me gaz lotsjellës.

“Duhet edhe njëherë të thuhet qartë se vizat na i kanë bllokuar opozita e kaluar me gaz lotsjellës dhe këtë e dimë të gjithë. Na është thënë në të gjitha takimet se Kosova ka humbur momentumin për të gjitha ato që kanë ndodhur”, tha Deliu- Kodra para moderatores Jeta Xharra në DebatPernime.

Këto janë zgjedhjet e katërta me radhë që në debatet zgjedhore diskutohet për liberalizmin e vizave.

Që nga zgjedhjet e vitit 2010, premtimet për liberalizimin e vizave nuk kanë munguar.

Mirëpo, në 2019, Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk lëvizë lirshëm brenda zonës shëngen.