Albin Kurti: VV është fituese e zgjedhjeve

Kryetari i Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti, e shpalli Vetëvendposjen fituese të zgjedhjeve të sotme parlamentare.

“Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve sepse ka dalë e para por është për të ardhur mirë se si opozitë kemi korrë fitore në zgjedhje dhe do t’ui kemi së paku 60 deputetë”, tha Kurti për Televizionin T7 duke iu referuar rezultatit të LDK-së.

“Fitorja e VV është festë nacionale. Çfarë ka ndodhur sot është ndërhyrje e popullit tonë në skenën politike në mënyrë që drama e shtetit tonë të kapur të ,mos ketë fund tragjik”.

“Do ta kemi qeverinë sa më parë”, tha Kurti.