Albin Kurti dhe ekipi i tij në #DebatPernime

Në natën e dytë të ciklit të emisioneve #DebatPernime, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti vjen sonte përballë Jeta Xharrës për ta shpalosur programin e tij për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.

Përballë Jeta Xharrës, Kurti së bashku me 10 bashkëpunëtorë nga partia e tij do ta prezantojë programin e tij.

Ai do të përballet me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë në lidhje me tema të ndryshme.

Krah Kurtit do të jenë edhe ekipi i tij i përbërë nga Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Fitore Pacolli, Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Saranda Bugujevci, Arben Vitia dhe Yllza Hoti.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com