Abdixhiku: Qeveria e ardhshme do t’i ketë 12 ministri, asnjë më shumë

Kandidati për deputet nga LDK, Lumir Abdixhiku ka thënë se Qeveria e ardhshme do të zvogëlohet nga ministritë dhe zëvendësministrat.

Ai, duke prezantuar programin ekonomik në #Debatpernime, tha se ekonomia e Kosovës ka qenë në rrënim në dy vitet e fundit.

“Dy vitet e fundit kanë qenë rrënim i ekonomik i rënd dhe i kushtueshëm për shumë vite. Vetëm gjatë vitit të fundit borxhi publik është rritur për 100 milionë euro. Ne e kemi paraparë zvogëlimit të Qeverisë, prej 21 ministrive në 12 ministri, veç 12 ministri asnjë më shumë. Dy zëvendësministra për ministri, pastaj zvogëlimin e agjencioneve ose grumbullimin e tyre brenda një ministrie”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, politikat ekonomike të udhëhequra nga LDK do t’i ndihmon edhe bizneset private.

“Sektorit privat do t’i japim frymë nëpërmjet konkureshmerisë. Nëpërmjet trajtimit fer të bizneseve dhe financimit”, tha ai.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partite, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Haxhi Avdyli, Arben Gashi, Hykmete Bajrami dhe Xhavit Rexhaj.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.