AAK - PSD premtojnë shtimin e 2 mijë policëve, 100 prokurorëve e 100 gjykatësve

Kandidati për kryeministër në koalicionin AAK-PSD, Ramush Haradinaj së bashku me ekipin e tij në ciklin e Debat Përnime po shpalosin planprogramin qeverisës për mandatin ardhshëm zgjedhjet të cilat janë më 6 tetor.

Shef i Kabinetit të Ramush Haradinajt, Selim Selimi, dha premtim se në qeverisjen Haradinaj do të ketë rritje të numrit të policëve, gjyatqarëve e prokurorëve.

“Në mandatin e ardhshëm në program të Ramush Haradinajt është 2 mijë policë shtesë, ligji për pensionimin e parakohshëm të policisë, ligji për sigurimet policore, shtimi i 100 prokurorëve dhe shtimi i 100 gjykatësve, neve na duhet forcmimi në kapacitete. Që një prokuror special e përgatit një lëndë shumë kompleks, por se kemi një kapacitet apsorvues në gjykatë andaj në programin tonë edhe formimi i Gjyaktës së Specializuar pra gjykatë që merret me këto raste në Prokurorinë Speciale që merret me raste komplekse”, tha Selimi.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partite, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Selim Selimi, Besa Luzha, Pranvera Ejupi Hajzeraj, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shyqiri Bytyqi, Anton Berisha.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.