AAK-PSD: Me menaxhim të mirë të buxhetit të tanishëm nuk do të ketë problem me barna

Përfaqësuesi i koalicionit AAK-PSD, Artan Ahmeti i ftuar në #DebatPernime ka thënë se nëse ky koalicion ia del të jetë fitues i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, se buxheti i tanishëm nëse menaxhohet mirë nuk do të ketë probleme të buxhetit të shëndetësisë.

“Pa sigurime shëndetësore nuk ka zgjedhje për problemet e pacientëve me barna dhe material shpenzues dhe me menaxhim të mirë këtij buxheti që është sot duke pasur parasysh që kompanitë furnizuese asnjëherë nuk kanë qenë të interesuara”, ka thënë Ahmeti.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Arlinda Sopi e Leutrim Sahiti (NISMA-AKR- PD), Artan Ahmeti e Fiknete Bejta (AAK-PSD), Haxhi Avdyli (LDK), Fatmire Kollçaku e Qemajl Aliu (VV) dhe Uran Ismaili (PDK).

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.