Stacioni i Autobusëve || Ilustrim: Trembelat

Zgjedhet kryeshefi i ri i Stacionit të Autobusëve

Në krye të Stacionit të Autobusëve të Prishtinës është emëruar Luan Hoti.

Zgjedhja e Hotit si kryeshef i kësaj Ndërmarrje Publike është bërë e ditur përmes një njoftimi të Komunës së Prishtinës.

Sipas këtij njoftimi ai kishte marrë më së shumti pikë gjatë procesit të rekrutimit.

“Është përmbyllur suksesshëm procesi i përzgjedhjes së Kryeshefit të ri të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”. Bordi i Ndërmarrjes dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar vlerësuan se i tërë procesi ka qenë i organizuar shumë mirë, me transparencë të plotë, dhe janë përzgjedhur më të mirët. Edhe paneli vlerësues, edhe përfaqësuesit e Ambasadës, kanë radhitur njësoj kandidatët që janë intervistuar. Si rrjedhojë, në fund të këtij procesi, më së shumti pikë mori kandidati Luan Hoti. Ai tashmë është zgjedhur Kryeshef i NPL “Stacioni i Autobusëve”, thuhet në njoftimin e Komunës.

 

 

https://kallxo.com/neser-publikohet-konkursi-per-kryeshef-te-stacionit-te-autobuseve/

 

https://kallxo.com/shkarkohet-bordi-i-stacionit-te-autobuseve-ne-prishtine/

.