Zëvendësministri që përdor Ë-të vend e pa vend

Zëvendësministri në Ministrinë e Shëndetësisë, Granit Abdullahu ka dorëzuar një raport 22 faqësh me plot gabime drejtshkrimore.

Zëvendësministri Granit Abdullahu, në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com , në një paragraf të vetëm me 3 fjali ai ka vendosur 15 ‘ë’ të tepërta duke mos numëruar edhe gabimet e tjera drejtshkrimore të cilat mund t’i shihni në paragrafin e mëposhtëm.

Ë-të e tepërta në një paragraf të vetëm (nuk janë të nënvizuara gabimet e tjera drejtshkrimore)

Abdullahu ka raportuar edhe për vizitën në qendrën psikosociale ‘Diakonia’ në Mitrovicë. Duke shpjeguar problemet që trajton kjo qendër, ai i ka treguar kryeministrit edhe cilat janë pasojat e psikotraumatologjisë në një shoqëri duke marrë shembuj nga lufta e parë botërore.

“2 milionë ushtarë gjerman të vdekur, 1.4 milionë ushtarë francezë të vdekur, 1.7 milionë ushtarë rusë të vdekur, 1 milion ushtarë britanikë të vdekur, 1.2 milionë ushtarë austro-hungarezë të vdekur, 20 milionë viktima të luftës”, ka shkruar Abdullahu në raportin e tij.

Granit Abdullahu ka përmendur në raport edhe takimet ditore që i ka pasur në zyre.

“I nderuari kryeministër, Ramush Haradinaj, në zyre kam shumë takime ditore të ndryshme me palë të ndryshme, për kërkesa të shumllojshme, duke u nisur nga ajo me më pak rëndësi te ato që janë shumë me rëndësi”, ka shkruar Abdullahu.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Granit Abdullahu.

KALLXO.com do të vazhdoj t’i publikoj nesër raportet e radhës të zëvendësministrave.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:      

Zëvendësministri që bën gazetarin në raportin e tij, e citon veten

Zëvendësministri lëvdohet tek Haradinaj për punën e antidrogës

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme raporton 29 vizita

Anton Berisha i ankohet Haradinajt, Behgjet Pacolli po e favorizon bashkëpartiaken

Zëvendësministri që pushoi në muajin e parë të punës

Zëvendësministri: Kam qenë prezent në konferencën e kryeministrit Haradinaj

Zëvendësministri ndihet komod me karrigen

Zëvendësministri e raporton punë takimin me Ministrin

Zëvendësministri e llogaritë punë pjesmarrjen në tryeza e konferenca

Zëvendësministri: Kam përfaqësuar ministrinë në përurime

Zëvendësministri i dërgon kryeministrit ‘raport shkencor’ për ndotjen

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kontaktova me Coca Cola HBC

Telashet e zëvendësministrit: Mungesa e numrave të telefonave

Zëvendësministri raporton për debate publike e paraqitje nëpër media

Zëvendësministrja: 104 foto për ta bindur Haradinajn

Ankohet zëvendësministri: Nuk kam komunikim me ministrin

Zëvendësministri: Isha në Novi Pazar e Guci

Zëvendësministri Qazim Rrahmani: Kam zhvilluar një turne nëpër Kosovë

100 ditët e Zëvendësministrit: Ishte tremujor plot ritëm

Raporti i punës: Një memorandum, disa ftesa e agjenda dhe shumë foto

Zëndësministri me katër takime për 100 ditë

Zëvendësministri: Kam marr pjesë në konferencën për media të ministrit Lluka

Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake

Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren

Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale