Zëvendësministri që bën gazetarin në raportin e tij, e citon veten

Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Besnik Hoti e ka marrë rolin e gazetarit dhe ka raportuar në veten e tretë te kryeministri.

Hoti ishte pjesë e promovimit të krijimtarisë shqiptare në Malmo të Suedisë për promovimin e veprave “Terrori i okupatorit serb mbi shqiptarët” dhe “Intervenimi i NATO-S në Kosovë”, si dhe filmit dokumentar “Dëshmitë e heshtura” të Nusret Pllanës.

Në raportin e tij Hoti ka shkruar, “me këtë rast zëvendësministri i Jashtëm, Hoti ka vlerësuar se pjesëmarrja në këtë promovim është nder për të. Sipas tij, është e rëndësishme që të hidhet dritë mbi një ngjarje të kobshme ndaj vendittonë, dritë mbi masakrat serbe të zhvilluara në kushtet e pamëshirës”.

“Bota duhet të njihet në mënyrë faktike, me argumente shkencore që hedhin dritë mbi një anë të përgjakshme të vendit tonë. Këto burime bibliografike janë një dëshmi e gjallë e robërimit tonë, janë një gurthemel në dëshmimin e historisë sonë”, e ka cituar veten zëvendësministri Hoti.

Të njëjtën gjë Hoti e ka bërë në secilën nga 8 promovimet apo takimet ku ai ka qenë pjesë.

Zëvendësministri Hoti, në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, ka treguar se i ka dërguar kërkesë ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli për themelimin e Institutit Diplomatik në kuadër të Akademisë Diplomatike.

Kurse në një pjesë tjetër të raportit Hoti i ka bashkëngjitur letrën e ministrit Behgjet Pacolli, ku është autorizuar që të angazhohet në lidhje me Akademinë Diplomatike.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Besnik Hoti.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Ali Berisha.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:    

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme raporton 29 vizita

Anton Berisha i ankohet Haradinajt, Behgjet Pacolli po e favorizon bashkëpartiaken

Zëvendësministri që pushoi në muajin e parë të punës

Zëvendësministri: Kam qenë prezent në konferencën e kryeministrit Haradinaj

Zëvendësministri ndihet komod me karrigen

Zëvendësministri e raporton punë takimin me Ministrin

Zëvendësministri e llogaritë punë pjesmarrjen në tryeza e konferenca

Zëvendësministri: Kam përfaqësuar ministrinë në përurime

Zëvendësministri i dërgon kryeministrit ‘raport shkencor’ për ndotjen

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kontaktova me Coca Cola HBC

Telashet e zëvendësministrit: Mungesa e numrave të telefonave

Zëvendësministri raporton për debate publike e paraqitje nëpër media

Zëvendësministrja: 104 foto për ta bindur Haradinajn

Ankohet zëvendësministri: Nuk kam komunikim me ministrin

Zëvendësministri: Isha në Novi Pazar e Guci

Zëvendësministri Qazim Rrahmani: Kam zhvilluar një turne nëpër Kosovë

100 ditët e Zëvendësministrit: Ishte tremujor plot ritëm

Raporti i punës: Një memorandum, disa ftesa e agjenda dhe shumë foto

Zëndësministri me katër takime për 100 ditë

Zëvendësministri: Kam marr pjesë në konferencën për media të ministrit Lluka

Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake

Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren

Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale