Zëvendësministri: Kam qenë prezent në konferencën e kryeministrit Haradinaj

Zëvendësministri në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Jashari ka thënë që ka qenë prezent në konferencën e ftuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Ku kjo konferencë u mbajt për nder të ditës nacionale të komunitetit ashkali”, thuhet në raportin zëvendësministrit Jashari.

Zëvendësministri Besart Jashari, në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, thotë se është marrë më shumë me problemet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian sidomos me çështjen e banimit.

“Udhëtim zyrtar në Tiranë dhe isha në takim me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Katarit në Tiranë, Hashim Ibrahim Al-Sada ku kërkova nga Hashim Ibrahim Al-Sada që të na përkrahë për projektin e ndërtimit të shtëpive të cilën do ta implementojmë se si ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku mora mbështetjen e Hashim Ibrahim Al-Sada dhe në ditët në vijim do t’i kompletojmë të gjithë dokumentet e nevojshme dhe kërkesën do ta dorëzojmë sipas procedurave zyrtare”, ka shkruar Jashari në raportin e tij.

Jashari ka raportuar edhe për një udhëtim tjetër zyrtar në Tiranë ku ishte takuar me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Arabisë Saudite, Fayez Altmyat, prej të cilit kishte kërkuar përkrahje për projektin e ndërtimit të shtëpive.

“Të cilën do ta implementojmë ne si ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku mora mbështetjen e Altemyet si dhe në ditët në vijim do t’i kompletojmë të gjithë dokumentet e nevojshme dhe kërkesën do ta dorëzojmë sipas procedurave zyrtare”, vazhdon raporti i Jasharit.

Në raportin e tij prej katër faqeve, Jashari ka raportuar edhe se ka qenë pjesëmarrës në turnirin e mbajtur për nder të ditës nacionale të ashkalinjëve.

Po ashtu Jashari në raportin e tij për kryeminstrin ka evidentuar edhe pjesëmarrjen në disa aktivitete kulturore.

KËTU  mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Besart Jashari.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Isa Xhemajlaj.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave: 

Zëvendësministri ndihet komod me karrigen

Zëvendësministri e raporton punë takimin me Ministrin

Zëvendësministri e llogaritë punë pjesmarrjen në tryeza e konferenca

Zëvendësministri: Kam përfaqësuar ministrinë në përurime

Zëvendësministri i dërgon kryeministrit ‘raport shkencor’ për ndotjen

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kontaktova me Coca Cola HBC

Telashet e zëvendësministrit: Mungesa e numrave të telefonave

Zëvendësministri raporton për debate publike e paraqitje nëpër media

Zëvendësministrja: 104 foto për ta bindur Haradinajn

Ankohet zëvendësministri: Nuk kam komunikim me ministrin

Zëvendësministri: Isha në Novi Pazar e Guci

Zëvendësministri Qazim Rrahmani: Kam zhvilluar një turne nëpër Kosovë

100 ditët e Zëvendësministrit: Ishte tremujor plot ritëm

Raporti i punës: Një memorandum, disa ftesa e agjenda dhe shumë foto

Zëndësministri me katër takime për 100 ditë

Zëvendësministri: Kam marr pjesë në konferencën për media të ministrit Lluka

Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake

Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren

Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale