Zëvendësministri: Kam përfaqësuar ministrinë në përurime

Zëvendësministri Besim Demi thotë nuk i ka përfshirë në raport takimet e përditshme dhe pjesëmarrjen në konferenca e evente të ndryshme, por vetëm ato çështje që i konsideron kryesore, sic është pjesëmarrja në përurime infrastrukturore.

Zëvendësministri në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Besim Demi, në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar Kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, thotë se ka raportuar vetëm çështjet kryesore të cilat ai ka vlerësuar se janë të rëndësishme.

Të rëndësishme Demi e ka konsideruar përfaqësimin e ministrisë në mbledhjen e Qeverisë.

“Kam përfaqësuar MMPH-në në mbledhje të Qeverisë..”, thuhet në raport.

Tutje ai shkruan se ka përfaqësuar ministrinë edhe në shumë përurime infrastrukturore, të energjisë e ambientit.

Më pas ai thotë se ka marrë pjesë edhe në shumë evente tjera, siç është “Future use of the Field Camp Prizren”, e organizuar nga GIZ.

“Vetëm me grupin punues nga ARPL dhe që ka të bëjë me plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ Nr. 02/16 kam pasur me dhjetëra takim”, shkruan ai.

Më pas Demi në raportin e punës ka përmendur edhe përfaqësimin e ministrisë në konferencën “Cilësia e Ajrit në Prishtinë”.

Ai ka listuar edhe aktivitetet tjera të punës së tij.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Besim Demi.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raportet e radhës do të publikohen nesër.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kontaktova me Coca Cola HBC

Telashet e zëvendësministrit: Mungesa e numrave të telefonave

Zëvendësministri raporton për debate publike e paraqitje nëpër media

Zëvendësministrja: 104 foto për ta bindur Haradinajn

Ankohet zëvendësministri: Nuk kam komunikim me ministrin

Zëvendësministri: Isha në Novi Pazar e Guci

Zëvendësministri Qazim Rrahmani: Kam zhvilluar një turne nëpër Kosovë

100 ditët e Zëvendësministrit: Ishte tremujor plot ritëm

Raporti i punës: Një memorandum, disa ftesa e agjenda dhe shumë foto

Zëndësministri me katër takime për 100 ditë

Zëvendësministri: Kam marr pjesë në konferencën për media të ministrit Lluka

Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake

Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren

Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale