Ramush Haradinaj

Zëvendësministri i qeverisë së Kosovës ndalohet në Serbi, reagon Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pasi organet e rendit në Serbi e kanë ndaluar nënkryetarin e Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankoviç.

Stankoviç, është duke u mbajtur nga zyrtarët e policisë së Serbisë dhe është duke u marrë në pyetje nga zyrtarët e BIA-s.

Haradinaj këto veprimet të palës serbe i ka quajtur provokime dhe jokonstruktive.

Postimi i plotë i kryeministrit Ramush Haradinaj:

Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës

Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankoviç. Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.

Ftojmë autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë.

RH