Foto: Bujar Nerojvaj/Facebook

Zëvendësministri i akuzuar për keqpërdorim të detyrës, sot para gjykatës

Punës së përditshme të qeverisë sot nuk do t’i bashkangjitet një Zëvendësministër.

Bujar Nerjovaj, Zëvendësministër i Administratës Publike, sot do të paraqitet  në Gjykatën Themelore Prizren për t’u përballur me akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Nerjovaj akuzohet për periudhën sa e kryente funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspektoratit në Prizren,

Ish -drejtori i Inspektoratit Bujar Nerjovaj, aktualisht zv/ministër në qeverinë Haradinaj nuk e kishte pranuar fajësinë, i njëjti ishte deklarua i pafajshëm pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit së çështjes Metush Biraj.

Ish Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit fillimisht kishte  pranuar që të negociojë një marrëveshje për pranim të fajësisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Por i njëjti i kishte rënë “pishman” dhe ka pranuar që të vazhdohet ne gjykim .

https://kallxo.com/zevendesministri-hyn-ne-negociata-me-prokurorine-per-marreveshje-per-pranimin-e-fajesise/