Zv/Ambasadori Adams: Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesë Kosovën në luftimin e ekonomisë jo formale

Demokracia Plus dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN me përkrahje të Ambasadës së Britanisë kanë organizuar tryezën për Integritetin në Administratën Tatimore të Kosovës.

Në tryezë u publikua edhe raporti për të gjeturat nga monitorimi i drejtpërdrejtë i Administratës Tatimore të Kosovës, për periudhën kohore shtator 2018- shkurt 2019.

Zëvëndësambasadori, Tomas Adams, tha se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjetjet dhe rekomandimet e BIRN-it dhe Demokracisë Plus në raportin e publikuar për Integritetin në Administratën Tatimore të Kosovës.

“Jam i lumtur që jamë në ketë tryezë, Administrata Tatimore e Kosovës është institucion për Kosovën për rritjen ekonomike dhe prosperitetit, gjithashtu është e rëndësishme për sundimin e ligjit dhe për luftimin e ekonomisë jo formale, aktiviteti i tillë mundëson rritjen e zhvillimit ekonomik. Sot jemi këtu që t’i prezantojmë gjetjet dhe rekomandimet prej BIRN dhe Demokracia Plus dhe të mbështesim ato, sepse për ne janë shumë të rëndësishme. Dua të konfirmoj se ambasada britanike është këtu për të ju mbështetur juve për luftimin e krimit ekonomik dhe sundimin e ligjit”, tha Adams.

Në këtë tryezë morën pjesë ministri Bedri Hamza, drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj dhe zëvëndësambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Tomas Adams, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, OJQ dhe institucione relevante.

Ky raport tregon të gjeturat e monitorimit 7 mujor të procedurave të brendshme të ATK-së.
BIRN (Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese), Ambasada e Britanisë dhe Democracia Plus, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me qëllim rritjen e mbikëqyrjes së Shoqërisë Civile në proceset e Administratës Tatimore.

Një ndër qëllimet tjera të këtij memorandumi të bashkëpunimit në mes të BIRN, Ambasadës Britanike dhe Democracia Plus është edhe angazhimi në luftën e kundër korrupsionit, evazionit fiskal dhe ekonomisë joformale.

https://kallxo.com/raporti-i-d-dhe-birn-zyrtaret-e-atk-tash-e-dy-vjet-nuk-kane-deklaruar-pasurine/

https://kallxo.com/ministri-hamza-ka-luftim-dhe-zvogelim-te-informalitetit-ne-kosove/

.