Zëvendës Kryeministri në Uashington për dialogun Kosovë- Serbi

Zëvendës kryeministri kosovar dhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se në Uashington ka takuar dy zyrtarë nga Këshilli për Siguri Kombëtare i ShBA-së.

“Kënaqësi t’i takoj në Washington, D.C. John Erath dhe William Berkley nga Këshilli për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët diskutova për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, dhe në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Hoxhaj në “Facebook”.

Sipas zv. Kryeministrit kosovar, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundoi me njohje të ndërsjellë.

“ Theksova se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe se roli i SHBA-së si dhe disa vendeve të BE-së është kyç për arritjen e një marrëveshjeje afatgjate dhe të zbatueshme”, shkroi ai.