Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

Zemaj: Si të na heqin vizat kur kemi shumë ministra me aktakuzë?

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se populli i Kosovës mori dje përgjigjen e prerë rreth liberalizimit të vizave.

Në seancën e jashtëzakonshme për dështimin e liberalizimit të vizave, deputeti Zemaj tha se koalicioni qeverisës duhet të marrë përgjegjësinë për këtë dështim.

Si të ketë liberalizim vizash kur një zyrtar i veriut të Mitrovicës është i kërkuar për vrasje?, pyeti ai.

“Nuk ka me pasë viza kur ka njerëz që kanë aktakuza publike, shumica e tyre ministra. Këto janë vetëm disa nga elementet bazike që kanë krijuar mosbesim ndaj Kosovës”, tha Zemaj.

Ndërsa, bashkëpartiaku i tij, Avdullah Hoti, tha në seancën e jashtëzakonshme që po zhvillohet aktualisht në Kuvendin e Kosovës se rreth mosliberalizimit të vizave nuk ka skepticizem por pakënaqësi ekstreme.

“Kulmi i dështimeve ishte dështimi i anëtarësimit në Interpol e dështimi i liberalizimit të vizave”, tha Hoti në seancën e thirrur nga LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje rreth dështimit të liberalizimit të vizave.

https://kallxo.com/hoti-interpoli-e-liberalizimi-koalicioni-te-marre-pergjegjesine-per-keto-deshtime/

Hoti tha se të njëjtit që kanë deshtuar kanë fajësuar BE-në.

“Duhet të kuptojmë që dështimi i liberalizimit të vizave është ky vit i mbrapshtë i kësaj qeverisjeje”, tha Avdullah Hoti.

“Nuk po na njohin shtetet e reja. Në vend që të kemi njohje të reja po merreni me korrigjime të kufijve. Kjo situatë nuk duhet të vazhdojë tutje. Ne presim që koalicioni të marrë përgjegjësinë për këto dështime”, shtoi Hoti.

Partitë opozitare, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme pas dështimit për liberalizimin e vizave.

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, tha dje në Prishtinë se qytetarëve të Kosovës mund t’u hiqen vizat në vitin 2020.

https://kallxo.com/hahn-e-permend-vitin-2020-per-liberalizimin-e-vizave/

www.kallxo.com