Deputeti Armend Zemaj - Foto: Kallxo.com

Zemaj: Shkelja e Kushtetutës kërkon llogaridhënie

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është deklaruar për KALLXO.com në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se Ekipi Negociator nuk ka kompetenca për zhvillim të bisedimeve për dialogun me Serbinë.

Zemaj madje për vendimin ka thënë se ka qenë i pritur nga ana e LDK-së.

“Ajo që kemi theksuar se ruajtja e parmit të ndarjes së pushteteve është thelbësore për një shtet demokratik dhe ligjor. Por tendenca e pushtetit që të barazojë grupet e interesit me detyrat kushtetuese ka qene më shumë se sa skandaloze dhe në shërbim të grupeve të cilat interesat personale i vejne para atyre shtetërore.  Qëllimi që në çfarëdo mënyre për të qenë në pushtet e ka dëmtuar subjektivitetin institucional të Kosovës dhe kjo e ka vetëm një përgjigje për këta njerëz të papërgjegjshëm dhe pa asnjë norme morale politike”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi se për këtë duhet të jepet dorëheqje.

“Andaj pa asnjë dyshim duhet të japin dorëheqje dhe duhet te japin llogari për këtë shkelje e cila është e dëmshme dhe ka krijuar precedent të keq të tendencës për të përzier kompetencat kushtetuese me ato të interesit të grupeve dhe jo për ta mbrojtur interesin e vendit dhe qytetarëve te Kosovës”, tha ai.

https://kallxo.com/gjykata-kushtetuese-ekipi-negociator-i-shpend-ahmetit-e-fatmir-limajt-anti-kushtetues/