Zelanda e Re publikon listën e personave të pagjetur nga sulmi terrorist

Kryqi i Kuq i Zelandës së Re ka publikuar një listë të personave të pagjetur në faqen e saj të internetit, pas sulmit në dy xhami.

Të zhdukurit janë listuar si me prejardhje nga vendet përfshirë Somali, Jordani, Indi, Pakistan, Bangladesh, Afganistan dhe Arabinë Saudite, raporton BBC.

Në Facebook, Shoqata e Pakistanit e Zelandës së Re ka postuar emra mbi anëtarët që mungojnë.

49 persona janë vrarë dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve në dy xhami. Sulmi ndodhi në një kohë kur njerëzit u mblodhën për lutjet e së premtes dhe ishin më vdekjeprurëset në historinë e kombit.

28-vjeçari Brenton Tarrant i arrestuar për sulmin po akuzohet për vrasje, dy persona të tjerë janë arrestuar në vendngjarje me armë, kurse personi i katërt i arrestuar mund të mos ketë pasur asgjë të bëjë me sulmin, sipas komisionit policor të Zelandës së Re, Mike Bush.

https://kallxo.com/pas-sulmit-terrorist-ne-zelanden-e-re-obama-dhe-clinton-thirrje-kunder-urrejtes/

 

https://kallxo.com/australia-ndez-drita-per-tu-solidarizuar-me-zelanden-e-re-pas-sulmit-terrorist/

www.kallxo.com