Zelanda e Re ndalon përdorimin e armëve ushtarake

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka marrë vendim që të ndalojë të gjitha llojet e armëve gjysmë-automatike dhe pushkëve, pas sulmeve në Christchurch.

Ky vendimi vije më pak se një javë pasi 50 persona u vranë në dy xhami që dyshohet se u kryen nga një person i armatosur, raporton BBC.

Ardern tha se pret që legjislacioni i ri të hyjë në fuqi deri më 11 prill, duke thënë: “Historia jonë ndryshoi përgjithmonë. Tani edhe ligjet tona gjithashtu”.

Në anën tjetër, policia ka konfirmuar se të gjithë të vdekurit tani janë identifikuar zyrtarisht.

Australiani, Brenton Tarrant, është akuzuar për vrasje dhe pritet të përballet me akuza të mëtejshme.

Megjithatë, policia tha të enjten se e kishin shpallur një të vdekur gabimisht.

Ata thanë se kishin kërkuar falje gruas dhe familjen e saj dhe se fleta e akuzës do të përditësohej kur i dyshuari të paraqitej në gjykatë më 5 prill.

“Gjashtë ditë pas këtij sulmi, ne po njoftojmë ndalimin e përdorimit për të gjitha gjysmë automatikat e stilit ushtarak (MSSA) dhe pushkët në Zelandën e Re”, tha Ardern në një konferencë shtypi.

Që prej të enjtes, disa armë janë riklasifikuar si armë zjarri gjysmë automatike të stilit ushtarak, duke i bërë ato më të vështirë për të blerë.

Para futjes së legjislacionit të ri, iu është bërë thirrje pronareve të armëve që të fillojnë të bëjnë dorëzim të armëve.

“Veprimet tona, në emër të të gjithë Zelandezëve të Re, janë të drejtuara për të siguruar që kjo të mos ndodhë kurrë më”, tha kryeministrja.

Tutje, Ardern tha se legjislacioni do të futet kur Parlamenti të mblidhet në javën e parë të muajit prill.

Kushdo që mban në posedim të një arme të ndaluar do të ndeshet me një gjobë deri në 4000 dollarë amerikanë dhe tre vjet burgim.