Milaim Zeka, NISMA.

Zeka: Shumica e deputetëve nuk do ta kalonin testin PISA

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po bisedohet për gjendjen e arsimit në Kosovë tha se shumica e deputetëve nuk do ta kalonin testin PISA.

“Sa i përket testit PISA që u përmend këtu, me bë zoti me na fut neve PISA-n në parlament, pak dalim këtu njerëz që e kalojmë provimin e klasës së tretë fillore në shkollat tona”, tha Zeka.

Ai shtoi se të gjithë e dinë se në çfarë gjendje janë shkollat në vend.

Kosova i është nënshtruar testit PISA ( test ndërkombëtar për nxënësit 15 vjeçar) për të dytën herë vitin e kaluar.

Në pjesëmarrjen e parë në vitin 2015, Kosova ishte renditur e treta për nga fundi, nga 72 vendet pjesëmarrëse në testin ndërkombëtar.