Zeka - Mustafës: Asnjë vendim nuk e keni marrë pa urdhrin e Hashim Thaçit

Ish-kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka dhënë para deputetëve në dëshminë e tij për gjendjen në Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Gjatë intervistimit të ish-kryeshefit Agron Mustafa, pati përplasje deklaratash mes tij dhe deputetit Milaim Zeka.

“Në bazë të dokumenteve që kemi çdo kryeshef dhe bord i Telekomit të shkojnë në burg. Ky është vend i karagjosve” – Milaim Zeka

Ai e pyeti Mustafën “Pse ka ndodhë përleshja fizike me Rexhë Gjonbalaj?”

Mustafa ka thënë se nuk pranon të jep përgjigje për këtë çështje.

Zeka e akuzuar se Drejtori i Marketingut, Arben Shabani, është prapa studios ‘2B’, që ka marrë mbi 4 milionë euro, që sipas Zekës është shok i ngushtë i Agron Mustafës.

“Asnjë vendim as ti, as Shqyeri Haxha, e as Etrur Rrustemi  e as një shef ekzekutiv nuk e keni marrë pa urdhrin e Hashim Thaçit”, tha Milaim Zeka.

“Ju s`keni problem, me letra jeni të rregulluar si ma së miri. Kanë marrë  Indeksonline, Insajderi, Top Channel kanë marrë para prej juve. I keni dhënë sponsorizim televizionit publik që merr para prej taksapaguesve. Ju keni japë para edhe ambasadave dhe nëse del faktura e saktë sepse dyshoj që njerëzit e tu kanë mujt m`i falsifiku dhe ambasadat duhet mi kërku llogari”, Zeka.

https://kallxo.com/zemaj-mustafes-agron-a-i-ki-keqyr-letrat-a-ki-keqyr-filma/

.