Milaim Zeka - Foto: KALLXO.com

Zeka ironizon: Të thirret seancë e jashtëzakonshme edhe për gripin

Deputeti Milaim Zeka, gjatë debatit parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara tha se duhet të thirret seancë e jashtëzakonshme për gripin.

Sipas tij askush nuk ka dalur me deklaratë për gripin, as Ministri i Shëndetësisë.

“Deshta me ju drejtu Kryeministrit me i kallxu qysh ka ra ni grip shumë i rëndë në Kosovë edhe dashtë mu thirrë seancë e jashtëzakonshme për gripin. Që ministri i Shëndetësisë nuk ka dalë me asnjë deklaratë dhe askush nuk shqetësohet”, tha Zeka.

Sipas tij seancën e jashtëzakonshme për keqpërdorime nuk është dashu ta thirrë LDK-ja.

“Seancën e jashtëzakonshme për keqpërdorime ka mujt me thirr eventualisht LVV ose PSD por seancë për keqpërdorime me thirr LDK e PDK është jashtë çdo logjike sepse bashkë jeni kanë në bashkëqeverisje e në keqpërdorime”, tha Zeka.